Lajme

Gërvalla: Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë me dy emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë, Sarrazin dhe Franges.

Temë kryesore e kësaj bisede ka qenë situata në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, Gërvalla ka bërë të ditur se Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri.

“Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e BB-së M. Sarrazin dhe A. Franges. I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi” ka shkruar Gërvalla.

Emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë gjatë mbrëmjes së sotme kanë zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

/Shqip.com