Gërvalla ka nisur vizitën zyrtare në Andorra
Pas vizitës në Monako, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka nisur vizitën zyrtare në Andorra.
Në njoftimin e MPJD’së thuhet se Gërvalla në Andorra do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të alrta shtetërore.
“Pas takimeve të mbajtura në Principatën e Monakos, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, nis vizitën zyrtare në Andorra, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të këtij shteti.”
Gërvalla atje do të pritet në takim nga kryeministri Xavier Espot Zamora, Kryetari i Parlamentit Carles Ensenyat Reig dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Imma Tor Faus.
“Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.”
“Vizita e Ministres Gërvalla në Andorra është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve, rritjen e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët.”
/Shqip.com