Lajme

Gërvalla i kërkon senatores amerikane veprime kundër regjimit të Vuçiqit

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndron për vizitë në SHBA prej disa ditësh.

Ajo ka njoftuar sot për takimin me senatoren amerikane, Joni Ernst, me të cilën thotë se ka diskutuar për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe se në takim ka theksuar nevojën për veprime kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzim të mëtejshëm.

Në takim, Gërvalla ka thënë se kanë folur edhe për nevojën urgjente për anëtarësim në NATO dhe për forcimin e partneritetit.

“Gjithashtu diskutuan nevojën urgjente për anëtarësim në NATO dhe mënyrat për të forcuar partneritetin tonë të fortë”, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

/Shqip.com