Lajme

Gërvalla: Grupi punues për integrim në NATO do të takohet këtë javë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në një konferencë për shtyp ka deklaruar se këtë javë do të takohet grupi i cili është themeluar që të merret me procesin e integrimit të Kosovës në aleancën ushtarake të NATO-së. 

Ajo ka thënë se grupi i cili do të merret me këtë proces është i përbërë nga shumë institucione duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfaqësues nga Presidenca si dhe përfaqësues nga zyra e kryeministrit si dhe ambasadori i Kosovës në SHBA.

Gërvalla ka deklaruar se ata janë të sigurte se në këtë proces nuk do të dështojnë ngase do të kenë përkrahjen e vendeve mike.

“Sot ose nesër grupi do të takohet dhe aty do të caktojmë prioritetet dhe do t’i ndajmë detyrat dhe të shohim për çështjet e afatit. Ne po synojmë që të hyjmë në një mekanizëm ekzistues dhe mekanizmi ekzistues i ka rregullat dhe afatet e veta. Rruga jonë drejt NATO-së të jetë rrugë e sigurtë një rrugë në të cilën nuk hyjmë për të dështuar më fund  mirëpo në një rrugë në të cilën hyjmë me sigurinë e partnerëve tanë.” Ka thënë ajo. Shqip.com