Lajme

Gërvalla: Emërimi i ambasadorëve të rinj është në fazën e fundit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur se emërimi i ambasadorëve të rinj në 12 shtete ku Kosova momentalisht nuk ka ambasadorë është në fazën e fundit, përcjell Shqip.com.

Ajo tha se janë duke pritur edhe konfirmimin e shteteve ku do të emërohen ambasadorët e rinj.

“Procesi i emërimeve të ambasadorëve është në procesin e fundit, ku shtetet do të konfirmojnë ambasadorët e rinj dhe të gjithë pastaj do të kenë mundësi të njoftohen me ambasadorët e rinj të Kosovës në ato shtete”, tha Gërvalla në Klan Kosova.

Tutje, ajo shtoi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka ndonjë ambasador por se Valdet Sadiku është caktuar si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Ëashington.

“Valdet Sadiku është caktuar të shërbejë si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington dhe zotëri Sadiku është i pranishëm në të gjitha takimet tona me burrështetas këtu dhe do të bëjë punën e tij derisa të vijë ambasadori i ri”, shtoi ajo.

Ministrja Gërvalla mes tjerash tha se si MPJD dhe Presidencë me kompetencë në politika të jashtme kanë synim që të kemi forcim të shtetësisë së Kosovës dhe se ky mbetet prioriteti i vetëm i tyre./Shqip.com