Lajme

Gërvalla: Binomi Vjosa-Albin u shndërrua në qeverisje me duar të pastra

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur lidhur me dyvjetorin e ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se biomi Vjosa-Albin u shndërrua në mëshirim të premtimi për qeverisje me duar të pastra.

“Për të kujtuar së bashku fitoren historike të 14 shkurtit 2021, së bashku me ministrin Faton Peci, në emër të Partisë Guxo vizituam dje Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministrin z. Albin Kurti. Binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik”, shkroi Gërvalla.

Gërvalla thotë se kanë edhe shumë punë për të bërë

“Kemi dhe shumë punë për të bërë. Rruga e nisur së bashku është e gjatë, plot sfida por edhe suksese të dukshme tashmë.

Madje, Gërvalla citon edhe fjalët e një poeti.

“Po e citoj poetin:” “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”.

Dje janë bërë dy vjet që kur Lëvizja Vetëvendosja në koalicion me Listën  Guxo të Vjosa Osmanit fituan 51 për qind të zgjedhjeve në Kosovë.

/Shqip.com