Lajme

Gërvalla: Bashkimi Evropian duhet të ketë veprime të qarta dhe jo retorikë diplomatike

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur se Bashkimi Evropian duhet të ketë veprime të qarta dhe jo retorike diplomatike.

Këto komente, Gërvalla i ka bërë gjatë një intervistë për radion gjermane Deutschlandfunk.

“Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervalla-Schëarz ka paralajmëruar Bashkimin Evropian që të mos vonojë përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Ajo bëri thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën para samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kosova dëshiron të aplikojë për një kandidaturë për anëtarësim në BE para fundit të këtij viti”, shkruan radio gjermane.

Nesër pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Evropës. Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimit të 23 dhe 24 qershorit, dhe në këtë agjendë nuk është përfshirë liberalizimi i vizave për Kosovën./Shqip.com