Lajme

Gërvalla: Albright ishte çelsi kryesor për ndalimin e luftës në Kosovë

Donika Gërvalla-Schwarz, shefja e diplomacisë kosovare

Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se roli i ish Sekretares Madeleine Albright në Kosovë është i pazëvendësueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për ndalimin e luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Ajo në ditën e dytë të Forumit Ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë tha se ajo ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm për Kosovën.

“Madeleine Albright ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm që kishte shteti im Kosova. Albright është për mua njeriu i parë që ndryshoi historinë  kur na ndihmoi neve për të mposhtur gjenocidin serb në Kosovë. Ajo shpëtoi mijëra jetë, ajo ishte çelsi për mbarimin e luftës në Kosovë”, tha ajo.

Gërvalla u shpreh se Albright ishte e fuqishme dhe ajo mund të bënte ndryshimi.

“Albright ishte më e mirë dhe më e fuqishme se shumë nga kolegët e saj, sepse ishte ndryshe mund të bënte ndryshimin. Gratë duan dhe gratë mund ta bëjnë diferencën. Gratë duhet të jenë edhe më të mira, të punojnë edhe më shumë për të qenë të suksesshme, mobilizimi i potencialit të grave ka të bëjë me barazinë”, u shpreh tutje ajo.

Presidentja Osmani ka thënë se ky forum është më i madhi i organizuar nga Kosova pas luftës, do të presë rreth 400 pjesëmarrës nga gjashtë kontinente dhe 33 shtete të ndryshme të botës.

/Shqip.com