Sport Ndërkombëtar

Gerrard tregon tri arsyet pse zgjodhi Arabinë Saudite

Pasi fillimisht e refuzoi, Steven Gerrard u “detyrua” te thoshte “po” për transferimin në Arabinë Saudite. Sot, legjenda e Liverpoolit dhe e Anglisë, ka shpjeguar përse u transferua te Al-Ettifaq.

“Kur shkova në Arabine Saudite, pata një ndjenjë të vërtetë familjare. Në fakt më bëri të ndihem i mirëpritur. Ka tre gjëra që unë i konsideroj gjithmonë në rregull. Duhet të jetë e duhura për familjen time para së gjithash. Duhet të jem i emocionuar dhe i motivuar nga sfida.

Së dyti, mendoj se projekti i futbollit duhet të jetë ambicioz, duhet të jetë për arsyet e duhura dhe pastaj sigurisht që duhet të ndihesh i sigurt me kontratën, por kjo vjen në fund të gjithçkaje”.

/Shqip.com