Sport Ndërkombëtar

Gerrard synon që ta rikthejë Aston Villan në kompeticionet evropiane

Trajneri, Steven Gerrard

Synim e ka që Aston Villa të luajë përsëri në kompeticionet evropiane.

Kështu, Steven Gerrard demantoi pretendimet që do të rikthehet në Liverpool, por tash si trajner.

“Mendoj se të gjithë e dinë në mbarë botën se çfarë do të thotë Liverpool për mua, por fokusi im është shumë te Aston Villa. Unë kam thënë se jam ‘all-in’ dhe mund t’u premtoj mbështetësve tanë se është kështu.

Konferenca e Steven Gerrard

Në konferencën për shtyp si trajner i Aston Villas përpara ndeshjes së klubit me Brighton të shtunën, ish-trajneri i Rangers tha se ishte një “nder” që mori këtë rol dhe ndihej “jashtëzakonisht krenar” që është një trajner në Premier Ligë.

Detyra e tij e Geranard do të jetë të korrigjojë formën e dobët të klubit, me trajnerin e tanishëm të Norëich, Dean Smith, që është shkarkuar pas pesë humbjeve radhazi me Villa dy pikë mbi vendet e rënies. /Shqip.com