Sport Ndërkombëtar

Gerrard pritet të emërohet trajner i skuadrës së Ligës Premiere

Sipas Liverpool Echo, ish-mesfushori i Reds, Steven Gerrard është në garë për bankinën e Crystal Palace pasi klubi sot shkarkoi Patrick Vieiran.

Periudha e Gerrardit te Aston Villa mori fund të parakohshëm tetorin e kaluar pasi kishte fituar vetëm dy ndeshje në ligë nga 12 të parat.

Pavarësisht se në detyrën e trajnerit nuk pati rezultate të mira, legjenda e mesfushës së Liverpoolit dhe Kombëtares së Anglisë vazhdon të jetë shumë i vlerësuar dhe Crystal Palace pritet të jetë punëdhënësi i ri.

/Shqip.com