Gerrard me ofertë serioze
Publikuar:
(11.06.2023 18:18:42)

Shumë yje të futbollit janë në prag të ndjekjes së hapave të Cristiano Ronaldos dhe transferimit në Arabinë Saudite. Karim Benzema është atje, N’Golo Kante duket se është në rrugën e tij dhe Sadio Mane është i lidhur me një lëvizje në shtetin e Gjirit Persik.
Skuadra saudite e Al-Ettifad është afruar me Steven Gerrard raporton L’Equipe.

Legjenda e Liverpoolit ka mbetur pa punë, pasi u shkarkua nga Aston Villa tetorin e kaluar. Thuhet se ai po “konsideron” propozimin saudit.
/Shqip.com