Gerrard kritikon ashpër paraqitjen e Milanit
Milan doli me kokën poshtë nga gjysmëfinalja e parë e Champions League teksa u mposht në San Siro nga Inter me shifrat 0-2.
Performanca e kuqezinjve ishte mjaft zhgënjyese dhe rezultati mund të ishte edhe më i thellë, me të besuarit e trajnerit Stefano Pioli që tashmë do të kërkojnë mrekullinë në ndeshjen e kthimit, edhe pse do të jetë e vështirë.
Ndërkohë, paraqitjen e Milanit e kritikoi jashtë mase edhe legjenda e Liverpool, Steven Gerrard i cili theksoi se kuqezinjtë nuk ishin të denjë për një ndeshje që vlente gjysmëfinalen e Champions League.
“Paraqitja e Milan ishte shumë larg asaj që duhet për një ndeshje që vlen gjysmëfinalen e Champions League. Ajo e kuqezinjve ishte një paraqitje e cila të “fuste” frikën”, u shpreh Gerrard.
/Shqip.com