Sport Ndërkombëtar

Gerrard kandidati potencial për ta zëvendësuar trajnerin Galtier te PSG-ja

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard

Mediat skoceze sot gjatë ditës kanë shkruar për një zëvendësues potencial të Galtierit te PSG-ja. Emri që po përflitet është ai i legjendës angleze, Steven Gerrard.

Gerrard së fundmi ishte pjesë e klubit nga Premier League, Aston Villa, por u shkarkua për shkak të rezultateve negative.

Presioni për shkarkimin e trajnerit Chrisopher filloi pas humbjes në UEFA Champions League ndaj Bayern Munich në ‘Parkun e Princave’ me rezultatin minimal 0 me 1.

Ndeshjen e kthimit këto dy skuadra e luajnë më datën 8 mars nga ora 21:00, kurse para këtij dueli PSG-ja e pret në shtëpi ekipin e Nantes në Ligue 1.

/Shqip.com