Gerrard i mahnitur me punën e Xavit – te Barcelona

11-të ndeshje pa humbje.
Kjo është ecuria e Barcelonës – e cila duket skuadër e rilindur nën urdhërat e Xavi Hernandez.
Lavdatat për punën e trajnerit spanjoll, nuk i ka kursyer edhe legjenda angleze Steven Gerrard – që është në krye të Aston Villas.

“Unë mendoj se me emërimin e Xavi ishte një mjeshtëri e Barcelonës. Xavi është dikush që ka Barcelonën në ADN-në e tij, i cili ka qenë një lojtar i klasit botëror për shumë vite, ai padyshim e di stilin dhe atë që të gjithë njerëzit e Barcelonës duan të shohin”, tha ai fillimisht.
Gerard po ashtu shtoi se “pas disa kohësh sfiduese, duket sikur ata po kthehen aty ku duhet të jenë. Ishte padyshim një rezultat i madh kundër Real Madridit. Si një tifoz i Barcelonës nga larg, është vërtet mirë t’i shohësh ata duke luajtur mirë”.
Gerrard – po kalon një periudhë tejet të mirë me Villa-n.

Skuadra që i udhëheq gjendet në vendin e nëntë në Premierloigë, me 36 pikë të grumbulluara.
Objetkivi për të dalë në Evropë mbetet i vështirë – por jo edhe i paarritshëm.
Në anën tjetër, Barça gjendet në vendin e tretë në La Liga – teksa janë në çerekfinale të Europaligës – ku do të takohen me Eintracht Frankfurt./Shqip.com