Sport Ndërkombëtar

Gerrard flet pas humbjes turpëruese të Liverpoolit

Liverpool është mposhtur në “Anfield” nga Real Madrid me rezultat të thellë 2:5, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve.  

Pavarësisht se Liverpool krijoi epërsi prej 2:0 që në minutën e 14-të, vazhdimi ishte i tmerrshëm për skuadrën angleze.

Ish-mesfushori i Liverpoolit, legjendari Steven Gerrard e ka komentuar humbjen e skuadrës së Jurgen Klopp.

“Ky është realiteti i ashpër. Edhe lojtarët e rinj si Camavinga duken kaq të pjekur dhe të sigurt. Ndonjëherë thjesht duhet të pranosh se kundërshtari është më i fortë”, tha Gerrard për BT Sport.

/Shqip.com