Sport Ndërkombëtar

Gerrard është gati të marrë drejtimin e PSG-së

Steven Gerrard - trajneri dhe legjenda e Liverpool / Getty Images

Paris Saint-Germaini duhet të shikojë opsionin e emërimit të Steven Gerrard në krye të stolit, sipas ish-futbollistit të Liverpoolit, Gregory Vignal.

Gerrard, 42-vjeçar, u shkarkua nga Aston Villa në tetor pas më pak se 12 muajsh në detyrë. Ai u largua pas një serie prej gjashtë humbjesh në 11 ndeshje me Aston Villan.

Në mediat britanike, por edhe në ato franceze, ka pasur raportime që e kanë lidhur Gerrard me Paris Saint-Germain.

Ish-bashkëlojtari i Gerrard te Liverpooli, Vignal i ka dalë në mbrojtje atij duke thënë se ai është i gatshëm të vazhdojë me punën e trajnerit.

“Pse jo Paris Saint-Germain? Ata kanë folur për të. Jam i sigurt se ai mund të gjejë një punë të mirë së shpejti qoftë në Premierligë apo jashtë saj”, tha ai.

Christophe Galtier është trajneri aktual i PSG-së pasi mori drejtimin nga Mauricio Pochettino verën e kaluar.

Kampionët francezë qëndrojnë tetë pikë përpara në krye të tabelës së Ligue 1. Por ata janë në rrezik të eliminohen nga Liga e Kampionëve në 1/16 pas humbjes 0:1 në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Bayern Munich.

/Shqip.com