Sport Ndërkombëtar

Gerrard e dëshiron De Vrij në “Villa Park”

Stefan De Vrij

Aston Villa po përgatitet ta “blindoj” mbrojtjen gjatë verës.

Ata veçse e kanë targetin e tyre të preferuar në radar.

Bëhet fjalë për lojtarin e Inter MIlan, Stefan De Vrij, raporton ‘Goal’.

30 vjeçari preferohet nga trajneri Steven Gerrard, i cili po sa erdhi në krye të ekipit anglez u sigurua që të marrë shërbimet e Coutinho huazim nga Barcelona.

Transferi ndodhi gjatë afatit kalimtar të janarit, kur edhe vlera e De Vrij kapte shifrën e 45 milionë eurove sipas ‘transfermarkt‘.

Shifër kjo që do të bjerë deri në verë kur hapet afati kalimtar, dhe duket se çdo kacidhe ia vlen për reprezentuesin e Holandës.

Ai iu bashkua kampionit aktual të Italisë – Inter, në vitin 2018 si agjent i lirë, dhe ka kontratë me klubin deri në fund të sezonit 2022/2023.

Tani për tani, tekniku anglez ka Tyrone Mings dhe Ezry Konsa si dyshen e tij startuese në mbrojtje.

Aston Villa gjendet në pozitën e nëntë me 36 pikë të grumbulluara pas 29 ndeshjeve në Premier League. /Shqip.com