Rozë

“Gërhima iu kthye në klarinetë”, Arbri: Nuk i heq asnjë fjalë, nuk do rrimë si statujë këtu

Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka qenë mjaft i komentuar sa i përket këtij edicioni.

Hajdari, shpesh ka kritikuar banorët, për mënyrën e sjelljes dhe lojës brenda shtëpisë, e si pasojë e kësaj ai është “sulmuar” edhe nga publiku.

Ai u shpreh se nuk mund të mbajë shqetësime sepse ekziston një grup njerëzish që hedhin vrer me adresa false. Megjithatë ai shtoi se nuk i heq asnjë fjalë komenteve të tij.

Nuk mund të mbaj shqetësim që ekziston një grup njerëzish që më profile false hedhin vrer kudo. Nuk heq asnjë fjalë gjatë diskutimeve në primen e kaluar. Ka njerëz që bien dakord, ka edhe njerëz që nuk bien dakord.

Deri tani gjërat kanë dalë ashtu si i kam parashikuar dhe si kam thënë. Nuk do rrimë si statujë këtu. Shqiptarët janë dashuruar me një personazh që kryefjalë ka batutën ndërsa batutat tona i marrin si duam ata”, tha Arbri.

/Shqip.com