Gerhard Progni – arsyeja pse “skifterat po fluturojnë”

Ndeshje e re, histori e vjetër.
Gerhard Progni është shndërruar përsëri në hero të SC Gjilanit
Sulmuesi nga Shqipëria ka shënuar golin e fitores për “skifterat”, në ndeshjen e zhvilluar ndaj Ulpianës, shkruan Shqip.com.
Ky gol i tij i shënuar në minutat e fundit, ishte i vlefshëm për tre pikë dhe tashmë skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi është lidere e Superligës.
Në këtë takim, ishte Ulpiana që shënoi e para pas 23 minutave lojë, me anë të Egzon Qerimit, i cili u asistua nga Marclei Santos.
Ndërsa goli i barazimit nga mysafirët erdhi nga Albert Dabiqaj, që realizoi me kokë.
Kur po zhvillohej minuta e 84-të, “mjeshtri” i gjuajtjeve të lira, Gerahrd Progni e “bombardoi” portën e kundërshtarëve, me një godtje të fortë nga gjuajtja e lirëë. Kështu, rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2-1.
Tashmë, Gjilani ka 25 pikë, aq sa ka edhe Drita e vendit të dytë, teksa në vendin e tretë gjendet Ballkani me një pikë më pak, me një ndeshje më pak të zhvilluar .
Në takimet tjera u zhvilluan këto rezultate:
Feronikeli 0-1 Malisheva
Drita 1-0 Drenica /Shqip.com
