Sport Ndërkombëtar

George Weah në Kupën e Botës për ta parë djalin e tij

George Weah nuk luajti kurrë në Kupën e Botës, pavarësisht se ishte një nga më të mëdhenjtë e futbollit në kohën e tij.

Tani ai nuk dëshiron të humbasë rastin për të parë djalin e tij, Tim, duke luajtur me kombëtaren amerikane në Katar.

Weah, i cili tani është president i Liberisë, ka në plan të jetë në Kupën e Botës në Katar pikërisht për këtë arsye.

Presidenti 56-vjeçar pritet të mbërrijë në Katar të martën për një qëndrim 9-ditor.

Kjo i jep atij një shans për të qenë i pranishëm kur Shtetet e Bashkuara të luajnë Uellsin në ndeshjen hapëse të turneut, të hënën.

George weah i dërgoi një letër Senatit Liberian në fillim të këtij muaji duke i informuar për planet e tij të udhëtimit.

Ai tha se do të ishte në Kupën e Botës nga data 15 deri më 23 nëntor pas udhëtimeve zyrtare në Marok, Egjipt dhe Francë. Zonja e Parë, Clar Weah, nëna e Tim, thuhet gjithashtu se do të udhëtojë drejt Katarit.

Tim Weah, 22 vjeç, ka lindur në Nju Jork. Anësori debutoi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018. Ky do të jetë Botërori i tij i parë.

/Shqip.com