Kulturë

George Orwell, veprat e të cilit ishin frymëzim për shumë artistë

Romancieri, kritiku dhe eseisti i cili un bë i njohur për kryeveprat e tij si “1984” dhe “Ferma e kafshëve”, George Orwell mbetet ende njëri prej shkrimtarëve më të lexuar anglez.

Orwell, në veprat e tij kishte trajtuar kryesisht pikëpamjet politike dhe lëvizjet që ndodheshin gjatë kohës së tij.

Ai, ishte renditur në listën e “50 shkrimtarëve më të mëdhenj që nga viti 1945.

Disa nga veprat e tij, shpesh kishin edhe përshkrime morale mbi drejtësinë, më poshtë mund t’i lexoni disa nga shprehjet dhe fragmentet e veprave më të njohura të Orwell.

“Ai që kontrollon të shkuarën, kontrollon edhe të ardhmen. Ai që kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën”. – 1984

“E shkuara është diçka e çuditshme. Ajo është me ty bashkë gjithmonë. Supozoj se nuk kalon asnjë orë pa menduar për gjërat që kanë ndodhur dhjetë apo njëzet vjet më parë dhe sërish në shumicën e kohës nuk bëhet fjalë për realitetin, thjesht për një numër faktesh që ti ke mësuar, si gjëra të nxjerra nga një libër historie”. – George Orwell Dalja Jashtë për Ajër, Coming Up For Air

“Në disa raste unë mendoj se ne të gjithë jemi kufoma. Vetëm se kalbemi në këmbë”. – Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep “The Aspidistra Flying”

“Nëse dëshiron të mbash një sekret, duhet ta fshehësh atë edhe nga vetja jote”. – 1984

“Njeriu është krijesa e vetme që konsumon pa prodhuar” – Ferma e Kafshëve

“Ndoshta një njeri me të vërtetë vdes kur truri i tij ndalon, kur ai humbet fuqitë për të thithur ide të reja”. – Dalja Jashtë për Ajër, Coming Up For Air

“Është një nga tragjeditë e gjysmë të arsimuarve, që ata zhvillohen vonë, kur sakaq janë angazhuar në një rrugë të gabuar në jetë”. – Ditët Burmeze, Burmese Days

“Librat më të mirë… janë ata që u thonë atë çfarë ju sakaq dini”. – 1984

“Është një gjë misterioze, humbja e besimit, aq misterioze sa vetë besimi”. – Vajza e Priftit, A Clergyman’s Daughter

“Njeriu si shërben interesit të asnjë krijese tjetër, veç vetes së tij”. – Ferma e Kafshëve

“Zilia është një gjë e tmerrshme. Është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të vuajtjes për shkak se nuk ka maskim për të, nuk ka ngritje në tragjedi. Ajo është më shumë sesa thjesht e dhimbshme, është e neveritshme”. – Ditët Burmeze, Burmese Days

“Mendo për jetën ashtu si ajo është me të vërtetë, mendo për detajet e jetës dhe pastaj mendo nëse nuk ka kuptim tek ajo, nuk ka qëllim, nuk ka objektiv përveç varrit. Natyrisht vetëm budallenjtë apo ata që gënjejnë veten, apo ata jeta e të cilëve ka qenë jashtëzakonisht me fat, mund ta përballin këtë mendim pa u drithëruar?” – Vajza e Priftit, A Clergyman’s Daughter

“Zgjedhja e njerëzimit qëndron mes lirisë dhe lumturisë dhe për pjesën më të madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë”. – 1984

“Ne nuk është se thjeshtë i shkatërrojmë armiqtë tanë; ne i ndryshojmë ata”. – 1984

“Varfëria është era e keqe shpirtërore”. – Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep The Aspidistra Flying

“…qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë, nga i cili të nisësh një luftë tjetër”. – 1984./