Sport Shqiptar

Gentrit Halili në kampionat kroat

Mbrojtësi i ri ferizajas, Gentrit Halili pritet ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kroacisë, te skuadra Varazdin. 21-vjeçari ishte njëri nga zbulimet e sezonit duke qenë i padiskutueshëm në formacionin e Ferizajt.

Paraqitjet e tij të mira bënë që Halili të përfundojë në radarin e shumë klubeve të njohura nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, por edhe kampionate tjera në Ballkan.

Telegrafi mëson se Halili do të bëhet pjesë e klubit Varazdin, pasi palët kanë arritur tashmë marrëveshje dhe kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u zyrtarizuar transferimi.

Oferta e klubit kroat thuhet se ishte më e mira dhe ideja për të luajtur në një kampionat të fortë ishin ato që bindën Halilin.

Ndryshe, Halili këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje dhe ka shënuar katër gola, ndërsa njihet si një nga futbollistët më të rrezikshëm nga ndërprerjet.

/Shqip.com