Rozë

Genta Cana tha se ka folur me motrën e Fifit pas ofendimeve në Instagram

Fifi, Genta dhe Granit Cana

“Big Brother Vip” ka bërë bujë të madhe në media rozë për shkak të ndikimit që kanë personazhet brenda në publik.

Banorët më të përfolur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë këngëtarja, Fifi dhe

ish-futbollisti, Granit Cana.

Dyshja janë përfolur për një lidhje të mundshme, por që ishte Graniti ai që i tha se nuk e sheh më shumë se sa shoqe-kjo gjë ndikojë negativisht në gjendjen shëndetësore të Fifit.

Pas kësaj në media ka qarkulluar një lajm se motra e Granitit, Genta Cana ka ofenduar Fifin, por del që një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

E ftuar në “Prive”, Genta ka thënë se ajo asnjëherë nuk ka thënë një gjë të tillë për Fifin dhe ai postim i përkiste një llogarie fake e që më pas është ripostuar nga personi që i mbanë Instagramin moderatorës.

Genta tregoi se tashmë është sqaruar me motrën e Fifit.

“Asnjëherë nuk do të bëjë një gjë të tillë. Nuk më përket mu në karakter që të them ofendime të tillë. Për këtë gjë jam sqaruar dhe i kam treguar gjithë historinë motrës së Fifit”, ka thënë Cana.

Ajo ka deklaruar se një gjë të tillë nuk e bënë për famë pasi që tashmë ka një karrierë 10 vjeçare në television./SHQIP.com