Genoa përshëndetet me Serien A

Genoa edhe zyrtarisht do jetë pjesë e Series B – nga sezoni i ardhshëm.
Pas humbjes 3-0 në udhëtim te Napoli – shpresat për qëndrim në elitën e futbollit italian kanë marrë fund për këtë ekip.
Vendasit ishin më kërkues qysh nga fillimi i takimit – duke mos e vënë në dyshim për asnjë moment epitetin e fituesit.
Golin e parë e realizoi Victoh Osimhen – kur po zhvillohej minuta e 32-të.
Për 2-0 u përkujdes Lorenzo Insigne – me golin e shënuar nga pika e bardhë kur po zhvillohej minuta e 65-të.
Teksa, epilogun përfundimtar e vulosi Stanislav Lobotka – me golin e realizua në minutën e 81-të.
Pas kësaj fitore – Napoli ngritet në kuotën e 71 pikëve, pas 76 ndeshjeve të zhvilluara.
Dy prapa Interit të të vendit të dytë – por neurazurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Genoa e mbyll kampionatin me vetëm 28 pikë.
Në total – ky ekip arkëtoi vetëm katër fitore, barazoi 16-të herë dhe pësoi 17-të humbje.