Teknologji

General Motors po prodhon vetëm 12 copë të Hummer elektrik në ditë

(Foto: CarEpert) Modeli Hummer EV

Janë bërë gati shtatë muaj që prej se General Motors nisi të shpërndajë modelin e saj të tipit SUV elektrik, dhe problemet janë në horizont.

Kjo pasi që kompania raportohet se po prodhon vetëm rreth 12 kamionë masive elektrike në ditë, sipas The Wall Street Journal.

Ky është një ritëm jashtëzakonisht i ngadaltë, edhe në krahasim me atë se sa kamionë elektrikë po prodhojnë kompanitë e tjera të automjeteve.

Modeli i Hummer EV nga brenda

Ford prodhon rreth 150 ‘F-150 Lightings’ në ditë, ndërsa numrat e prodhimit Q1 të Rivian tregojnë se po prodhon diku midis 30 dhe 40 EV në ditë.

Kohët e fundit, General Motors njoftoi se po rriste çmimin e Hummer EV me 6,250 dollarë, duke përmendur “çmime më të larta për pjesët, teknologjinë dhe logjistikën”, sipas CNBC.

Rreth 77,500 njerëz janë regjistruar në listën e pritjes Hummer EV të GM, sipas Chad Lyons, një zëdhënës i GM.

Modeli Hummer EV

Nëse kompania do të vazhdonte të prodhonte 12 kamionë në ditë – një shifër që Lyons nuk pranoi ta konfirmonte – do të duheshin rreth 17 vjet e gjysmë për të kaluar të gjithë në listën e pritjes.

Prodhimi i automjeteve ka qenë veçanërisht i vështirë për të gjithë në vitet e fundit.

Me mungesa të çipave që çuan në vonesa, ngadalësim të prodhimit dhe madje edhe në automjete që dërgoheshin jashtë fabrikave me karakteristika të mangëta.

Megjithatë, është shqetësuese për klientët të dëgjojnë që GM po lëviz kaq ngadalë me Hummer EV.

Modeli Hummer EV

Kompania njoftoi për një listë të madhe të makinave elektrike të ardhshme, duke përfshirë një kamion tjetër, Silverado EV, dy SUV dhe një markë krejtësisht të re të makinave elektrike.

GM punon gjithashtu në furgonat elektrik për dërgesa, ku disa nga këto projekte mbështeten në të njëjtin dizajn të paketës së baterive Ultium si Hummer. /Shqip.com