Sport Ndërkombëtar

Gençoglu arrin fitoren e katërt radhazi me Trepçën

Trepça e ka shënuar fitoren e katërt radhazi nën drejtimin e trajnerit turk Engin Gençoglu.

Të shtunën në mbrëmje, Trepça triumfoi bindshëm 88:60 ndaj Ponte Prizrenit. Ekip prizrenas në letër ishte vendas, por për shkak të punimeve në “Sezai Surroi”, ndeshja u luajt në Mitrovicë.

Ndeshja u ndërpre për pak minuta në pjesën e parë, pasi Will Daniels me një ngulitje të fortë e theu koshin.

Trepça nisi shkëputjen qysh në çerekun e parë. E fitoi 10 minutëshin e parë me rezultat 21:9. Shkëputja vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ku skuadra mitrovicase udhëhoqi 26:20.

Edhe dy çerekët e fundit i takuan Trepçës. Të tretin e fitoi 15:14, ndërsa të katërtin 26:17.

Shtatë basketbollistë të Trepçës shënuan pikë dyshifrore. Udhëhoqi Drilon Hajrizi (14 pikë), Kendrick Brown (12), Will Daniels (12), Jamel Artis (11), Andrew Gordon (10), Mikaile Tmusiq (10) dhe Erjon Kastrati (10).

Te Ponte, më të dalluarit ishin Wayne Arnold me 19 pikë, Urime Zenelaj me 12 e Cameron Williams me 10.

Për Trepçën ishte fitorja e 13-të në këtë edicion, krahas nëntë disfatave. Renditet në pozitën e tretë me 35 pikë, dy më pak se Prishtina e vendit të parë dhe Ylli i vendit të dytë që kanë nga një ndeshje më pak. Ponte Prizreni i parafundit në tabelë, pësoi disfatën e 15-të sezonale.

/Shqip.com