Sport Shqiptar

Genc Nuza në Kampionatin Evropian

Genc Nuza tash e sa kohë është ndër gjyqtarët më të mirë në Kosovë, ndërsa së fundi e ka marrë edhe një ftesë shumë të rëndësishme. Ai do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian U19, Malta 2023.

Kjo do të jetë hera e parë që nga anëtarësimi në UEFA, që  Kosova do të përfaqësohet në një Kampionat Evropian.

Ky kampionat do të zhvillohet prej 3 deri më 16 korrik në Maltë. Nuza, i cili do të jetë gjyqtar i katërt në këtë turne, është një nga gjyqtarët e përzgjedhur nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët do të kenë përgjegjësinë për të ndarë drejtësinë në këtë event të rëndësishëm. Një ftesë e tillë, pa dyshim, është shembull i vlerësimit të punës së palodhshme dhe punës së mirë që gjyqtari në fjalë ka bërë në fushën e ndarjes së drejtësisë në futboll.

/Shqip.com