Sport Shqiptar

Gega thyen rekordin e Shqipërisë në gjysmë maratonë

Luiza Gega ka arritur që të marrë vendin e parë në gjysmë maratonën që po zhvillohet në Tiranë.

Kampionia evropiane ka arritur që për 70 minuta dhe 18 sekonda të kalojë 21 kilometra.

Kjo do të thotë që atletja e ka thyer rekordin e Shqipërisë, i cili ishte 70 minuta dhe 50 sekonda.

Gega u shpreh shumë e emocionuar pas kësaj gare.

“Nuk e prisja. Është kënaqësi dhe krenari të vrapoj në vendin tim”, tha Gega, shkruan Top-Channel.

Ky është edicioni i gjashtë i kësaj gjysmë maratone, ku morën pjesë 2500 vrapues.

/Shqip.com