Lajme

Gecaj: Qarkullimi testues njëkahëshe po rrjedhë mirë dhe sipas planit

Bajram Gecaj

Këshilltari për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës, Bajram Gecaj, ka thënë se qarkullimi testues po rrjedhë mirë.

Gecaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se tërë kjo po shkon sipas plani.

“Tash për tash qarkullimi testues njëkahorë po rrjedhë mirë dhe sipas planit”, ka shkruar Gecaj.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për dy ditët e ardhshme, sot dhe nesër do të testojë shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për automjetet.

Sipas të parit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njëra korësi do të jetë për vetura kurse korësia tjetër do të jetë për këmbësorët.

Lexo edhe:
Unaza e Prishtinës shndërrohet sot në qarkore njëkahëshe për automjetet

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që vendimi i Komunës së Prishtinës për unazën e brendshme duhet anuluar menjëherë.

Sipas Tahirit Organizimi njëkahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ.

‘’ Organizimi një kahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ. Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për Mobilitetin Urban’’ ka shkruar Tahiri./Shqip.com

Lexo edhe:
Unaza e Prishtinës shndërrohet sot në qarkore njëkahëshe për automjetet