Lajme

Gazmend Muhaxheri: E kemi pritur këtë rezultat, qytetarët na vlerësuan

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri, që po prin bindshëm për Pejën në sondazhe dhe në numërimin e votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka thënë se kanë pritur këtë fitore.

Ai duke ecur sheshit të qytetit të Pejës ka thënë se këtë fitore duhet ta kthejnë në punë.

“Këtë angazhim duhet me kthy në punë”, ka thënë Muhaxheri për Klan Kosova.

Sipas tij, gara ka qenë e qetë dhe i ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar.

“E kemi pritur këtë rezultat, po shohim që qytetarët e kanë vlerësuar punën tonë”, ka thënë Muhaxheri.