Lajme

Gazmend Muhaxheri duartrokitet nga serbët, i befason në Patrikanën e Pejës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka marrë pjesë në kurorëzimin e Patriarkut të ri të Patriarkanës së Pejës.

Kjo ka shkaktuar habi të serbët që ishin prezentë dhe të mediat serbe.

Siç raporton Blic.rs ardhja e shqiptarëve tërheq gjithmonë vëmendjen dhe Muhaxheri ka marrë duartrokitje të shumta.

Tutje thuhet se Patriarku Porfirije falënderoi kryetarin e Pejës për ardhjen e tij dhe i uroi që qyteti ku ndodhet Patriarkana e Pejës të jetë më i suksesshmi në Kosovë.

/Shqip.com