Lajme

Gazmend Hoxha pranon zyrtarisht pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Foto nga Ceremonia

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Pas marrjes së detyrës Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe  bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët.

Kujtojmë se propozimi i Gazmend Hoxhës për emërim ka ardhur nga Ministria e Brendshme.

Madje, zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra tregoi se përzgjedhja e Gazmend Hoxhës erdhi nga një listë e ngushtë ku ishin edhe Granit Fetahu e Bahri Shala.

Hoxha mbante pozitën e drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

/Shqip.com