Sport Shqiptar

Gaziantepi triumfon, Veliu inkudrohet vetëm dy minuta

Valmir Veliu

Valmir Veliu e ka shijuar fitoren e Gaziantepit – vetëm dy minuta në fushën e gjelbër, por skuadra e tij triumfoi me rezultat 1-0.

Sulmuesi shqiptar u inkudrua në minutën e 88-të në këtë takim kundër Ankargucu – por nuk arriti të lë shenja në fushën e gjelbër.

Kjo ishte ndeshja e dytë – që Veliu e zhvilloi në Superligën turke.

Me këtë fitore – Gaziantepi ngritet në vendin e katërt – me katër pikë të grumbulluara.

23 vjeçari konsiderohet si një futbollist me potencial të madh – teksa ka djersitur edhe fanellën e Përfaqësues së Kosovës U-21.

Paraprakisht, Veliu ishte pjesë e KF Llapit – ku edhe shkëlqeu me performacat e tij./Shqip.com