Rozë

Gazetarja shqiptare reagon pas përleshjes fizike në “Për’puthen”

Përputhen në këtë sezon është duke vazhduar me shumë konflikte dhe mospajtime.

E fundit është në mes të Leas dhe Irisit, i cili ka filluar me ofendime të ashpëra.

“Seriozisht e ke që më thua muja plerë e ke parë veten në pasqyrtë moj seriozisht e ke kujt i thua plerë. Punën kryesore e kam me ty edhe me këtë plerën tjetër. Ju të dyja jeni plerë (Orsiola dhe Lea). Se kam punë edhe me ty”.

Pas tensionimit të situatës ishte Lea ajo Lea, e cila e goditi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë.

Tensionet në studio nuk u qetësuan, më pas ndërhyri Petro, i cili ka qenë “molla” e sherrit midis dyshes.

Mbi këtë skenë, kanë reaguar edhe personazhe publikë, mes tyre Aulona Musta, e cila i ka kushtuar një postim të veçantë incidentit.

“Sa turp! Sa turp! Sa tuuurp!! Dhe pastaj do kërkosh respekt dhe mirëkuptim nga partneri? Po kurrë nuk do ta arrish nëse nuk respekton veten dhe e trajton në mënyrën më të ulët e vulgare të mundshme. Si nuk dëgjova një herë të komunikojnë këto femra me argument, me qetësi, me respekt me njëra-tjetrën, por vetëm me ofendime, të shara, ulërima, me fjalorin dhe gjuhën më vulgare. Kjo është fytyra e injorancës dhe vulgaritetit! Ky nuk është një episode në nerva e sipër, kjo është sjellje e vazhdueshme, e përhershme, ky është i vetmi komunikim që këto vajza njohin. Femra të paedukuara! Turp!”, shkruan Aulona.

/Shqip.com