Lajme

Gazetarja rrëfen tmerrin: Askush nuk guxonte të nxirrte trupin e të miturës që u mbyt nga skafi në Himarë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetarja Esmeralda Keta ka qenë një nga dëshmitaret e ngjarjes tronditëse të një dite më parë në Himarë, ku një 7-vjeçare i përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo rrëfeu tmerrin e përjetuar teksa në fraksion sekonde e mitura u vra tragjikisht nga mjeti lundruies i dalë nga kontrolli.

Mes lotësh Keta tregoi se si askush nuk guxonte të hynte në det për të nxjerrë trupin e të miturës e cila ishte dëmtuar shumë rëndë nga helikat e gomones.

“Ishte vetëm një turist holandez, i cili kushte qenë i angazhuar me emergjencat civile që u fut dhe e nxori trupin e pajetë. E gjitha ishte një kaos. Në atë moment të gjithë pushuesit kanë reaguar duke kërkuar llogari që askush të mos lëvizte duke i mbajtur aty deri sa të vinte policia. Se duhet thënë që sa u mor vesh se ishte drejtues policie kishte frikë për manipulim të vendit të ngjarjes. Ishte një situatë e tensionuar. Kjo tregon sa të pambrojtur jemi të gjithë. Ai ishte një plazh që frekuentohet nga familjarë, por ngjarja tregon se sa të rrezikuar jemi”, tregoi gazetarja.

Pamje nga vendi ku u vra 7-vjeçarja në Himarë

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së të martës në plazhin e Potamit ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano./Shqip.com