Rozë

“Sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua”, gazetarja i kapet Fifit për postimin për të dashurin

Fifi

Fifi ka disa muaj që është në lidhje me Adis Patushin- i njohur edhe si ish-burri i Adrola Dushit.

Ata u njohën gjatë kohës sa Fifi është larguar nga Big Brother dhe nuk ishte mirë emocionalisht.

E për këtë Fifi ka thënë se takimi dhe lidhja e saj si të ishte terapi.

Më e fundit është Fifi, ajo që ka ndarë disa foto në Instagram, ku shfaqen duke shkëmbyer puthje.

“Përtej dashnisë !
S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty ka met dediku veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.

https://streamable.com/ivx9it

Mirëpo, lidhur me këtë ka ardhur dhe një reagim nga gazetarja Zhalkin Lekatari, e cila thotë se është ndjerë “e neveritur” nga postimi i këngëtares.

“Mirmëngjes Fifi unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person.

Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, thotë Zhaklin.

https://streamable.com/9u24m5