Sport Ndërkombëtar

Gazetarja “hot” italiane nuk mund të fshihet më, kapet duke u puthur në Miami me futbollistin gjerman

Për gazetaren seksi italiane, Diletta Leotta, tash e disa javë flitet se është në lidhje me portierin gjerman Lorius Karius, shkruan Shqip.com.

Ajo nuk ka mundur të fshehët më pasi që së fundmi është “kapur” nga paparacët e revistës “CHI” në Miami duke u puthur me gjermanin.

Tashmë kanë dal edhe fotot nga mediat në Itali.

Karius dikur ishte një yll i madh kur mbronte për Liverpooli e në ditët e tij më të mira, pas finales së 2018-ës ku me dy gabime të tij Liverpooli e humbi finalen e madhe nga Real Madrid, karriera e tij filloi rënien.

Liverpooli e dërgoi si huazim te Beshiktashi, më pas në Union Berlin, për t’i shkëputur në fund kontratën dhe së fundi ai nënshkroi si lojtar i lirë për Newcastle, ku ai ka rolin e portierit rezervë.

Por, sado që nuk ia doli mirë në fushë, jashtë fushës ishte jashtëzakonisht i suksesshëm me vajzat. Nëpër duar i kaluan shumë modele, të cilat ai nuk ia lëshoi ​​aq lehtë sa topat në finalen e “Champions League”, e shumë u regjistruan edhe nga paparacët. Mes tyre është edhe e dashura aktuale e tenistit Alexander Zverev, Sofia Tomala.

/Shqip.com