Lajme

Gazetari thotë se Lista Serbe solli me autobus protestues në Shtërpcë

Gazetari Zeljko Veljkoviq, deklaroi se në protestën në Shtërpcë është parë se Lista Serbe “trashëgoi traditën” e Partisë Përparimtare Serbe për sjelljen e njerëzve në mitingje me autobusë të organizuar.

“Ata janë sjellë me autobusë nga e gjithë Kosova, ka qenë obligim i tyre i punës, kanë marrë mesazhe se duhet të hipin në atë autobus, se duhet të shkojnë në atë takim”, ka theksuar Veljkoviq.

Veljkoviq tha se të rinjtë e plagosur në Kosovë, si dhe prindërit e tyre, janë keqtrajtuar nga politikanët dhe mediat.

“Bilanci i padiskutueshëm është se dy të rinj në Kosovë janë keqtrajtuar, në radhë të parë nga politikanë, të cilët kanë keqpërdorur regjistrimet dhe fotot e tyre. Ne kemi Presidentin Vuçiq në Pink, dhe pas tij një video mur në të cilin shihet një djalë njëmbëdhjetë vjeçar në spital, i cili është i plagosur dhe dridhej nga frika.

Ne e shohim fytyrën e tij gjatë gjithë kohës dhe e shohim gjithashtu duke treguar tre gishta. Dhe ata dy djem janë viktim“, ka thënë Veljkoviq.

Sipas tij, një pjesë e mirë e mediave harrojnë se si të raportojnë kur ka një fëmijë që është sulmuar dhe harron se duhet të mbulohet fytyra. Ai po ashtu thekson se protesta në Shtërpcë në fakt ishte kundër tubimit e protestës kundër Listës Serbe dhe Vuçiqit që u mbajt në Mitrovicë.

Ai ka theksuar se në protestën në Shtërpcë nuk është dëgjuar se si do të mbrohen fëmijët në Kosovë, sepse numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet nga viti në vit.

Por sipas tij, është dëgjuar se Lista Serbe do të mbrohet duke folur se si po e mbrojnë Kosovën.

/Shqip.com