Lajme Botë

Gazetari i Wall Street Journal mund të shkëmbehet me hakerin rus

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, në një sallë gjyqi në Moskë. Rusia ka sugjeruar se mund të jetë e hapur për një shkëmbim të të burgosurve me SHBA-në që e përfshin atë. Foto: AP
Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, në një sallë gjyqi në Moskë. Rusia ka sugjeruar se mund të jetë e hapur për një shkëmbim të të burgosurve me SHBA-në që e përfshin atë. Foto: AP

Kremlini ka nënkuptuar se mund të jetë i hapur për një shkëmbim të mundshëm të burgosurish me SHBA-në, duke përfshirë gazetarin e burgosur të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, por ripohoi se bisedime të tilla duhet të mbahen larg vëmendjes së publikut.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se Gershkovich, i cili mbahet pas hekurave në Moskë që nga marsi me akuza për spiunazh, mund të përfshihet në shkëmbimin me Vladimir Dunaev, një shtetas rus në paraburgim në SHBA, i cili akuzohet për krime kibernetike.

“Ne kemi thënë se ka pasur kontakte për këtë temë, por nuk duam që ato të diskutohen në publik,” tha Peskov në një konferencë me gazetarët. “Ato duhet të kryhen dhe të vazhdojnë në heshtje të plotë”, theksoi ai.

Dunaev u ekstradua nga Koreja e Jugut për akuzat e SHBA-së për krime kibernetike dhe ndodhet në paraburgim në Ohio, raporton The Guardian.

/Shqip.com