Lajme

Gazetari Gjoci thotë se u sulmua dhe u kërcënua nga mbrojtja e Kurtit

Kosovë Gjoci

Gazetari Kosovë Gjoci, është shprehur se dy pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e kanë shtyrë dhe ia kanë hedh në tokë të gjitha pajisjet.

Gjoci tha se kjo ndodhi pa kurrfarë arsye, ndërsa sipas tij, një pjesëtar tjetër e ka kërcënuar duke i thënë “shikom mirë në sy e mbamë në mend”.

“Gjithçka ndodhi derisa ne po prisnim ta marrim një deklarim të kryeministrit për takimin që e pati me Lajçakun. Pavarëissht që në momentin që na u tha me liru rrugën, unë me kolegët e tjerë filluam brenda mundësive momentale që ishin të krijojmë hapësirë që ta me lëvizë.

“Njëri nga truprojat me shtyu me dorë dhe me këtë rasti m’i rrëzoi të gjitha pajisjet në tokë, të cilat normalisht që edhe rrezikuan të thyhen e të prishen. Ky veprim ishte totalisht i panevojshëm dhe i papranueshëm, për këtë arsye edhe e quajta sjellje idiotike, për çka nuk ka ndryshuar mendje as tash”, ka shkruar gazetari Kosovë Gjoci në profilin e tij në Facebook.

Tutje, ai tha se shumicën e kësaj situate, kryeministri Kurti e ka parë dhe e ka dëgjuar, por e ka injoruar, teksa i kërkoi falje njërit nga pjesëtarëve të truprojave, pasi e ka ngatërruar me atë që sipas tij e ka shtyrë.

/Shqip.com