Lajme

Gazeta italiane “Corriere”: Përqafimi i përzemërt dhe flagrant i Ramës për Melonin

Pamje nga momenti i përqafimit të Ramës me Melonin

Përqafimi që kryeministri Edi Rama i bëri homologes së tij italiane Giorgia Meloni këtë të enjte në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) i cili bëri bashkë 45 liderë të mbledhur në kryeqytetin Kishinjau të Moldavisë ka bërë xhiron e mediave jo vetëm shqiptare, por edhe italiane.

“Corriere della Sera” e citon si “përshëndetja e përzemërt dhe flagrante e kryeministrit shqiptar Rama drejtuar Melonit”.

Një nga gazetat më të mëdha italiane shkruan se kryeministri shqiptar e përshëndeti kryeministren italiane në një mënyrë të pazakontë ndaj video është postuar në rrjetet sociale.

/Shqip.com