Lajme

Gazeta austriake: Kosova vendi i parë në Evropë me reduktime të rrymës

Që prej 15 gushtit Kosova është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike.

Për këtë problem ka shkruar edhe gazeta austriake “Die Presse”, të cilin e ka thënë se është vendi i parë në Evropë në të cilin fiken dritat.

“Kosova nuk mund të mbulojë më nevojat e saj energjetike dhe për këtë arsye e ndërpret rrymën për dy orë tri herë në ditë”, thuhet në gazetë.

Për këtë problem gazeta nga ”Die Presse”, kishte kontaktuar me telefon me një qytetarë nga Prishtina, i cili ia kishte konfirmuar se vazhdon të këtë reduktime çdo 6 orë.

“Jo, blloqet e termocentraleve që duhet të riparohen ende nuk janë kyçur në rrjet” raporton Luani, qytetar nga Prishtina.

Gazeta tregon se gjatë kontaktimit, për shkak të ndërprerjes së energjisë kishte probleme më linjën telefonike.

Tutje, Luani për “Die Presse”, kishte shprehur shqetësim se mund të përkeqësohet situata.

“Kam frikë se situata do të përkeqësohet edhe më shumë. Sepse lufta ruse në Ukrainë do të zgjasë shumë.”

Gazeta austriake kishe shkruar se një gjë e till po ndodh sepse Kosova nuk mund të mbulojë më nevojat e saj për energji elektrike me termocentralet e saj të varfëra të linjitit dhe energjinë elektrike të shtrenjtë të importuar.

“Banorët e shumëvuajtur të shtetit ballkanik janë mësuar me ndërprerje të rregullta të energjisë elektrike që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999 për shkak të gjendjes së mjerueshme të termocentraleve me linjit. Por pasojat e luftës në Ukrainë dhe kriza energjetike i kanë përkeqësuar problemet e furnizimit.”, shkruan gazeta austriake. “Die Press” e përmend edhe faktin se partitë opozitare akuzojnë qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, për menaxhim të dobët të krizës dhe mungesë të koncepteve energjetike./Shqip.com