Sport Ndërkombëtar

Gavi dhe Barcelona do e vazhdojnë rrugëtimin së bashku

Gavi - gjatë sezonit 2021/2022

Barcelona po i “blindon” talentat.

Skuadra katalunase ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe me Gavin.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Gavi, i përgatitur për të nënshkruar kontratë të re me Barcelonën shumë shpejt. Pas negociatave të gjata, diskutimet më në fund po kalojnë në fazat kryesore për nënshkrimin e tij.

Më është thënë se nuk ka panik për thashethemet e klubeve të tjera – Barça e konsideron marrëveshjen e re të Gavi si çështje kohe [të shkurtër, tani]”, ka shkruar Romano – në Twitter.

19 vjeçari vlerësohet lartë nga trajneri, Xavi Hernandez – i cili e ka pjesë të pandashme të formacionit startues.

Në sezonin e kaluar – mesfushori spanjoll u paraqit në 34 ndeshje të La Ligës dhe në gjashtë të Ligës së Kampionëve – teksa shënoi dy gola

Ndërsa – në sezonin aktual e ka djersitur fanellën në gjashtë ndeshje – pesë nga të cilat ishte startues.

Së bashku me Pedrin dhe Busquetes kanë formuar një trekëndësh tejet stabil në mesfushë – repart ku konkurenca është e madhe.

Për shkak të paraqitjeve fenomenale të Gavit – në bankën rezervë kanë mbetur Frenkie de Jong dhe Franck Kessie./Shqip.com