Gavi – 17 vjeçari që po shndrit në “Camp Nou”

Një yll i ri ka “lindur” në “Camp Nou”.
Pablo Martín Páez Gavira apo i njohur shkurt vetëm si Gavi – është djaloshi 17-të vjeçar që po shkëlqen me fanelën e Barcelonës.
I dalë nga akademia e futbollit të katalunasve “La Masia” – për një kohë të shkurtër është shndrruar në një nga pikat kryesore të skuadrës.
Eleganca e përzier me agresivietet, shpejtësi dhe “shpirt luftarak” janë disa nga elementet që e karekterizojnë Gavin.
Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, kundër Elches – ai e gjeti rrugën për te goli i parë me blaugranët – pas një momenti magjik të nisur dhe të përfunduar nga vet ai.
Ky ishte një moment historik, pasi tashmë ai është bërë golashënuesi i tretë më i ri i Barcelonës i të gjitha kohërave, duke e kaluar edhe Leo Messin.
Messi e kishte shënuar golin e parë në në moshën 17 vjeçare e 331 ditë, ndërsa Gavi tani e ka bërë këtë si 17 vjeçar dhe vetëm 135 ditë.
Golashënuesi më i ri mbetet Ansu Fati (16 vjeçar e 304 ditë), kurse i dyti është Bojan Krkic. (17 vjeçar e 53 ditë).
Këto paraqitje të Gavit nuk kanë kaluar pa u lavdëruar edhe nga Xavi Hernandez.

Xavi tha ndër të tjera se “është një shfaqje të shohësh se si garon Gavi kur është 17 vjeçar, unë jam i emocionuar. Unë frikëhesha në moshën e tij. Ai është e ardhmja e klubit me Eric, Nico, Ezzalzouli, Araujo, Gjenerata e ardhshme është spektakolare.”
Gavi tashmë është pjesë edhe e kombëtares spanjolle, me të cilët ka zhvilluar katër ndeshje.
Me Barcen, ai ka zhvilluar 17-të paraqitje në këtë sezonë – në të gjtiha garat, kurse është autor i një goli dhe tri asistimeve. /Shqip.com