Gavazaj – “Ylli i Javës” në Superligë

E zhvilloi një ndeshje fantastike – dhe kjo i është shpërblyer.
Alush Gavazaj është shpallur “Ylli i Javës” së pestë në Superligën e Kosovës.
Futbollisti i Malishevës e shënoi një eurogol në fitoren 2-3 ndaj Trepçës 89 – teksa edhe gjashtë pjesës tjetër të ndeshjes ishet fantastik.

Pasi e pranoi këtë çmim – ai tha ndër të tjera se “shpresoj që ky është vetëm një fillim i mbarë për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit. Besoj se ky çmim do të më shërbej mua personalisht por edhe skuadrës për një kampionat sa më të mbarë”.
Gavazaj ka një karrierë të pasur – pasi e ka djersitur fanellën e shumë skuadrave të mëdha si KF Tirana, Vëllaznimi, Roneova, Lira, Feronikeli etj. 27 vjeçari – u bë pjesë e Malishevës në këtë merkato të verës – si transfer i lirë./Shqip.com