Sport Ndërkombëtar

Gaurdiola: Nuk kam thënë se gara për titull ka përfunduar

Pep Guardiola

Vendi i parë në Premierligë është synim i shumë skuadrave.

Manchester City dhe Liverpooli janë në garë të ngushtë pwr kreun e tabelës.

Teksa, trajneri i “qyetatarëve”, Pep Gaurdiola – për mediat angleze tha se “lufta” për titull do të jetë tejët e vështirë.

“Asnjëherë nuk kam thënë se gara për titull ka përfunduar. Eshte normale. Në janar dhe shkurt skuadrat në fund fituan ndeshjet e tyre sepse të gjithë luftojnë për gjithçka. Do të jetë e vështirë. Ne e dimë atë”, u shpreh ai.

Man City evening headlines as assistant reveals Guardiola future -  Manchester Evening News
Pep Guardiola

Spanjolli po ashtu shtoi se “ne duhet të luftojmë për çdo ndeshje dhe çdo ndeshje që do të fitojmë do të jemi më afër”, u tha ai gazetarëve. Unë thashë javë më parë ne duhet të marrim shumë pikë për të qenë kampionë dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë”.

City gjendet në vendin e parë – me 63 pikë të grumbulluara – pas 26 ndeshjeve të zhvilluara.

Gjashtë më shumë se Liverpooli – i vendit të dytë, por “The Reds” kanë një ndeshje më pak për të zhvilluara.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe 13-të ndeshje për tu zhvilluar./Shqip.com