Lajme Botë

Gati projektligji – Lehtësimet për marrjen e nënshtetësisë gjermane

Do të lehtësohet marrja e nënshtetësisë gjermane.

Një nga pengesat që do të heqë ministrja e Punëve të Brendshme, Faeser është shfuqizimi i rregullores për dorëzimin e nënshtetësisë origjinë nga qytetarët jashtë BE.

Tashmë, kush do të bëhet gjerman në të ardhmen, nuk do të duhet të dorëzojë patjetër nënshtetësinë e vendit origjinë.

Kjo del nga një draft i projektligjit për nënshtetësinë gjermane të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, i cili iu dorëzua të premten dikastereve të tjera të qeverisë gjermane për miratim.

Krahas kësaj do të shkurtohet koha minimale që duhet respektuar para shtrimit të kërkesës për nënshtetësinë gjermane.

Për më të rinjtë që duan të marrin nënshtetësinë gjermane do të ketë edhe raste përjashtuese, si rasti i vështirësisë së veçantë për kujdesin shëndetësor të një anëtari të familjes.

Në këtë rast do të mjaftojë që personi i prekur të njohë gjuhën vetëm në nivelin e komunikimit gojor.

Sipas planeve, nënshtetësia do mund të kërkohet edhe 5 vjet pas qëndrimit të rregullt në Gjermani, deri më tani aplikuesit duhet të prisnin 8 vjet, raporton DW.

/Shqip.com