Gashi fiton medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për kadetë
Laurina Gashi ka arritur ta fitojë medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për kadetë, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Në finale ajo humbi me Ippon kundër suedezes Tara Babulfath dhe u stolis me medalje të argjendtë.
Gashi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari turken, Gizem Dincer.
Në raundin e tretë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Bosnja e Hercegovina Narin Handan.
Laurina në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon mundi serben, Bojana Savic.
Gashi në gjysmëfinale mposhti me Wazaari edhe belgen, Camille Sternon.
Të shtunën u ndeshën edhe Muharrem Hyseni e Dion Sharapolli në kategorinë (-66 kg).
Hyseni në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon austriakun, Leon Heinisch.
Në xhiron e tretë humbi nga garuesi polak, Pawel Stecki.
Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh, pasi që kundërshtari i tij shkoi deri në gjysmëfinale, në ndeshjen e parë të repasazhit ai mposhti malazezin Djordje Perisic, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga izraeliti, Ori Lavi dhe nuk vazhdoi tutje.
Sharapolli në ndeshjen e parë humbi me Ippon nga garuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Adrian Durdevic dhe nuk vazhdoi tutje./Shqip.com