Gareth Balle nuk i ndahet sportit, vendos të merret me golf

Një ndër futbollistët më cilësor në vitet e fundit në botë padyshim që ka qenë edhe Gareth Bale.
Sulmuesi nga Uellsi ditë më arë u pensionua nga futbolli në moshën 33-vjeçare pas një karrierë te jashtëzakonshme në skuadra si: Southampton, Tottenham Hotspur, Real Madrid dhe Los Angeles FC si dhe Përfaqësuesen e Uellsit, shkruan Shqip.com.

Gareth Bale, dy javë pasi u pensionua nga futbolli, aktiv, ka njoftuar se do të merr pjesë në një ngjarje të golfit.
Ai ka thënë se do të marrë pjesë në “AT&T Pebble Beach Pro-Am”, që mbahet në muajin e ardhshëm.

Bale u pensionua nga futbolli, me një mori trofesh që arriti t’i fitojë gjatë një karriere të bujshme.

Uellsiani edhe pse kur luante futboll, nuk e kishte fshehur asnjëherë pasionin e tij për golf.
/Shqip.com